Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Këto janë katër vitaminat kryesore për shëndetin e syve

15:35 / October 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Syte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shëndeti i syve mund të anashkalohet shpesh ose të merret për i mirëqenë.

Ai rrezikohet nga ushqyerja e keqe, përdorimi i tepërt i aparateve teknologjike por edhe nga mosha.

Ushqyerja e keqe është një faktor i rëndësishëm sepse manifestohet me mungesë vitaminash në organizëm.

Këto të fundit përbëjnë mburojën më të madhe për sytë (dhe jo vetëm) nga dëmtimet oksiduese dhe inflamacioni.

Në rutinën tuaj të përkujdesjes për sytë duhet të jini të vëmendshëm ndaj vitaminave të mëposhtme:

Vitamina A

Kjo vitaminë është e një rëndësie parësore për sytë.

Prania e saj ndihmon që njeriu të shikojë qartë edhe në kushte të errësirës ose dritës së pakët.

Mungesa e vitaminës A e bën syrin ndjeshëm më të thatë dhe rrjedhimisht dëmton shikimin.

Vitamina E

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira të cilat dëmtojnë shumë organe të trupit.

Në shumë raste, radikalet e lira dëmtojnë proteinat e syrit gjë që më pas shkakton mjegullim të shikimit.

Vitamina C

Vitamina C është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm që mbron organizmin nga radikalet e lira.

Studimet të cilave u referohet AgroËeb.org thonë se prania e kësaj vitamine e ul me 33 përqind rrezikun e problemeve me shikimin.

Kompleksi i Vitaminave B

Studimet tregojnë se një kombinim i vitaminave B6, B9 dhe B12 ul ndjeshëm rrezikun e degjenerimit të shikimit, kryesisht tek vajzat dhe gratë.

Ekspertët këshillojnë që këto vitamina të mos mungojnë në rutinën e përkujdesjes për sytë.

Ushqyes Të Tjerë Të Rëndësishëm Për Shëndetin e Syve.

Përveç vitaminave të lartpërmendura, ekspertët thonë se njerëzit duhet të kujdesen që të marrin dozat e nevojshme të zinkut.

Ky i fundit lehtëson rrugëtimin e vitaminës A nga mëlçia tek retina e syrit ku edhe prodhon melaninën.

Ky pigment është  i domosdoshëm sepse mbron sytë nga rrezet ultra vjollcë.

Marrja e 40-80 mg zink në ditë bashkë me antioksidantët mund të ngadalësojë përkeqësimin e shikimit me 25 përqind, thonë ekspertët.

Një ushqyes tjetër i nevojshëm janë acidet yndyrore omega-3 të cilat shërbejnë si mburojë e retinës  por edhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut drejt syve./AgroËeb.org

shendetin tirananews.al Vitaminat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.