Sipas disa statistikave të publikuara së fundmi nga INSTAT në vendin tonë 32% e meshkujve janë beqarë, kurse mesatarja e vajzave që janë beqare përllogaritet të jetë 23.1 për qind.
Qyteti që ka numrin më të madh të vajzave beqare është Tirana, ku 27.2% e vajzave në këtë qytet janë beqare.
Ndërsa qyteti me numrin më të madh të djemve beqar është Dibra me 35.4 %. Më pas renditen qytete si Shkodra dhe Elbasani për numrin e madh të meshkujve beqar.
E mesa duket të rinjtë shqiptarë në moshë madhore nuk e hedhin kollaj hapin drejt kapitullit të martesës, por preferojnë të bashkëjetojnë ose lidhjet e rastësishme për të kryer marrëdhënie intime.
Lista me qytetet me përqindjen më lartë të vajzave beqare:
Tiranë – 27.2 për qind
Durrës – 22.6 për qind
Vlorë – 20.3 për qind
Korçë – 18.3 për qind
Lezhë – 25.1 për qind
Shkodër – 24.2 për qind
Elbasan – 22.6 për qind
Dibër – 24.9 për qind
Lista qytetet me përqindjen më lartë të meshkujve beqarë:
Tiranë – 33.9 për qind
Durrës – 31.5 për qind
Vlorë – 29.9 për qind
Korçë – 29.0 për qind
Lezhë -33.1 për qind
Shkodër – 32.8 për qind
Elbasan – 32.5 për qind
Dibër – 35.4 për qind
