E keni vënë re që mes aksesorëve, syzet e diellit janë ato që tërheqin më shumë vëmendje dhe që të ndryshojnë pamjen në sekondë?
Mjafton një moment që të dukeni si një divë me syze në formë fluture, si intelektuale me ato me skelet të lehtë, retro me modelin Vintage, mashkullor me stilin aviator dhe sportive.
Por nëse keni si synim të jeni zbavitëse ka vetëm një model që duhet të zgjidhni për verën e 2019, dhe këto janë syzet e rrumbullakëta.
Duket se Willy Wonka e paska ditur që këto modele do të jenë më të kërkuarat. Zgjidhni në galerinë e fotove modelin që ju pëlqen më shumë.