Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Këto shenja Horoskopi e urrejnë njëra-tjetrën

18:18 / November 25, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Horoskopi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Secili prej nesh ka një person, të cilin nuk e duron dot pavarësisht se çfarë bën ai. Vetëm prania e tij të bën të ndihesh i acaruar dhe i bezdisur pa masë.

Për të shmangur fërkimet me këta persona na vjen në ndihmë horoskopi. Duke njohur se cila është ajo shenjë me të cilën nuk shkojmë asnjëherë, do të kemi mundësinë të tregohemi më të rezervuar në raport me të.

Sipas horoskopit “armiku” më i keq i secilit prej nesh është:

Dashi ka Akrepin

Dashi i urren ata që nuk janë të thjeshtë, spontan dhe të drejtpërdrejtë, siç janë njerëzit e shenjës së Akrepit. Taktikat dhe mashtrimet nuk janë për të, edhe nëse ai ka një natyrë agresive të aftë për t’u përballur me çdo sfidë.

Demi ka Binjakët

Demi i urren Binjakët sepse ata janë të paqëndrueshëm, ndryshojmë mendim dhe humor vazhdimisht. Ata janë të paparashikueshëm dhe e tensionojnë Demin në mënyrë të panevojshme. Pra, është më mirë që t’i mbani ata në një distancë të sigurt.

Binjakët kanë Bricjapin

Binjakët janë tepër komunikues, flasin me të gjithë, por nganjëherë janë kokëfortë. Shenja me të cilën ata nuk mund të shkojnë fare është Bricjapi. Ky i fundit urren të dëgjojë fjalimet e tij të pafundme dhe nuk pranon mendjemadhësinë e tij.

Gaforrja ka Shigjetarin

Shigjetari, me natyrën e tij aventureske, ka për qëllim të copëtojë zemrën e një Gaforreje, e cila vepron gjithmonë me delikatesë dhe butësi. Çfarë është më keq sesa një mik i padrejtë dhe i pandjeshëm? Kjo është arsyeja pse këto dy shenja janë të papajtueshme

Luani ka Virgjëreshën

Midis Luanit dhe Virgjëreshës është një luftë e vërtetë për të fituar pushtet. Luanët urrejnë ata që përpiqen të arrijnë gjithmonë përsosmërinë ashtu siç bëjnë të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës.

Virgjëresha ka Gaforren

Sipas shenjës së Virgjëreshës, Gaforrja është aq e pakujdesshme saqë nuk mund t’i pranojë kurrë zgjedhjet e veta. Ajo e le veten të drejtohet nga zemra dhe ndjenjat e saj, duke shkatërruar çdo gjë në fund. Kjo është diçka që një Virgjëreshë nuk mund ta tolerojë.

Peshorja ka Ujorin

Peshorja dhe Ujori janë dy shenja të papajtueshme dhe arsyeja është shumë e thjeshtë: e para do të jetë e lavdëruar gjatë gjithë kohës, ndërsa tjetra i urren sentimentalizmat e kota. Sigurisht, ekzistojnë përjashtime, por Peshoret duan dikë pranë tyre që nuk është i ftohtë dhe i shkëputur si Ujori.

Akrepi ka Peshoren

Për Akrepin nuk ka armik më të keq se Peshorja. Është sikur pas asaj pamjes së saj të shkëlqyer duket se gjithmonë ka diçka për të fshehur dhe kur Akrepi ndeshet me njerëz të pandershëm dhe të rremë i bënë ata të vuajnë.

Shigjetari ka Demin

Në qoftë se nga njëra anë Shigjetari është dinamik, komunikativ dhe ekstrovert, Demi është rigoroz dhe racional, dy karakteristika që konsiderohen absolutisht të mërzitshme nga shenja e parë. Shigjetari ndjek gjithçka që e emocionon dhe është e qartë pse ai nuk mund ta dojë një të shenjës së Demit.

Bricjapi ka Peshqit

Bricjapi është një shenjë pragmatike dhe racionale, e cila preferon të veprojë në vend që të harxhojë orë të tëra duke menduar. Prandaj është e pashmangshme që ai e sheh idealizmin e Peshqve si një dobësi. Sipas këndvështrimit të tij, mënyra e tyre e të bërit është absolutisht e gabuar.

Ujori ka Luanin

Ujori urren njerëzit që besojnë se kanë gjithmonë të drejtë, një veçori e pranishme në të gjithë ata që janë lindur nën shenjën e Luanit. Ai beson se ata mbivlerësohen, por e vërteta është se ata janë dy personalitete dominuese që nuk mund të takohen.

Peshqit kanë Dashin

Peshqit dhe Dashi janë dy shenja të papajtueshme. Peshqit duan të jetojnë në relaks të plotë, duke bërë udhëtime mendore të pabesueshme ulur në mënyrë të qetë në divan, ndërsa Dashi është më dinamik dhe agresiv. Personalitetet e tyre praktikisht të kundërta nuk do të arrijnë kurrë të bashkohen.

Horoskopi urrejnë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbuloni 3 shenjat e zodiakut që do t’ju ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

17:21 / December 28, 2025

Marrëdhëniet në qendër të vëmendjes, parashikimi i horoskopit për sot

10:59 / December 21, 2025

Në dashuri, dita sjell stabilitet dhe siguri… parashikimi i horoskopit për sot

10:40 / November 30, 2025

Horoskopi/ Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes sot

08:21 / November 22, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.