Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Këto shenja në trup sinjalizojnë se veshkat tuaja kanë probleme serioze

14:27 / October 14, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gur ne veshka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo ditë truri ka kapacitetin të përpunojë me mijëra informacione. Këto informacione vijnë nga faktorë të jashtëm (ambienti rrethues, puna, shkolla, miqtë, etj.) dhe padyshim nga faktorë të brendhsëm që lidhen me sinjalet që lëshon trupi si pasojë e ndërveprimit të organeve.

Pasojat e moskomunikimit dhe reagimit ndaj këtyre sinjaleve mund të jenë drastike. Fjala vjen: nëse keni disa prej shenjave të radhitura si më poshtë, atëherë veshkat tuaja nuk po funksionojnë siç duhet.

Sa prej këtyre sinjaleve ju ka dërguar trupi juaj?

Gjumi i vështirë

Kur veshkat tuaja nuk funksionojnë siç duhet, kjo do të thotë që toksinat nuk mund të dalin nga urina dhe mbeten në gjak. Rritja e nivelit të toksinave e bën të vështirë rënien në gjumë. Kjo është arsyeja pse kur ju bëni më pak gjumë, rritni shanset për rënien e funksionit të veshkave.

Kujdes: Njerëzit me sëmundje kronike të veshkave zakonisht vuajnë nga apnea e gjumit. Apnea e gjumit është një çrregullim që shkakton një ose më shumë pushime në frymëmarrje ndërsa flini. Këto pushime mund të zgjasin nga disa sekonda në një minutë.

Pas çdo pushimi, rikthehet frymëmarrja normale me një zhurmë të madhe. Gërhitja e fortë e vazhdueshëm sinjalizon se është koha për t’u vizituar tek një mjek.

Dhimbje koke, lodhje dhe dobësi të përgjithshme

Veshkat që funksionojnë siç duhet konvertojnë Vitaminën D në trupin tonë për të mbajtur eshtra të forta dhe për të prodhuar një hormon të quajtur Eritropoetin (EPO).Ky hormon luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, ato prodhojnë më pak EPO. Rënia e qelizave të kuqe të gjakut (ato që shpërndajnë oksigjen) rezulton në lodhje të shpejtë të muskujve dhe trurit tuaj.

Kujdes: Është e zakonshme që njerëzit me sëmundje kronike të veshkave të kenë anemi. Anemia mund të fillojë të evoluojë kur dikush ka 20% deri në 50% të funksionit normal të veshkave.

Nëse jeni duke bërë pushim dhe gjumë të mjaftueshëm, por vazhdoni të përjetoni ndjenja të lodhjes, nivele të ulëta të energjisë dhe dobësi të përgjithshme, duhet të lini takim me mjekun tuaj.

Lëkurë e thatë dhe e irrituar

Veshkat e shëndetshme bëjnë punë të jashtëzakonshme duke larguar mbeturinat dhe lëngjet shtesë nga gjaku, duke ndihmuar në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe duke ruajtur sasinë e duhur të mineraleve në trupin tuaj.

Lëkura që kruhet dhe është e thatë sinjalizon dështimin e veshkave për të ruajtur ekuilibrin e duhur të mineraleve dhe lëndëve ushqyese të cilat mund të rezultojnë në sëmundje të kockave dhe veshkave.

Kujdes: Nëse keni lëkurë të thatë dhe të irrituar, përpiquni të qëndroni sa më shumë te hidratuar. Mbani mend, para se të merrni ndonjë ilaç për kruajtjen, konsultohuni me mjekun tuaj. Disa medikamente kanë përbërës që potencialisht mund të dëmtojnë funksionin e veshkave.

Erë e keqe e gojës dhe shije metalike në gojë

Kur mbetjet mbeten në gjak, ato ndryshojnë shijen e ushqimit dhe lënë një shije metalike në gojë. Era e keqe e gojës është një tjetër shenjë e të pasurit shumë toksina dhe kontaminimi në gjak.

Për më tepër, mund të mos keni më dëshirë të konsumoni mish dhe do të humbni oreksin tuaj në përgjithësi, gjë që mund të çojë në humbje të pashëndetshme të peshës.

Kujdes: Ka arsye të ndryshme pse ushqimi mund të ketë shije metalike (nga alergjitë në shëndetin e dobët të gojës). Normalisht, shija metalike në gojën tuaj duhet të largohet nëse shkaku i supozuar është trajtuar. Nëse shija vazhdon të shfaqet, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

Shkurtim i frymëmarrjes

Lidhja midis sëmundjes së veshkave dhe vështirësisë së frymëmarrjes, sidomos pas një përpjekjeje të vogël, shkaktohet nga dy faktorë. Së pari, lëngu shtesë në trup shkon në mushkëri kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet. Së dyti, anemia privon trupin tuaj nga oksigjenit dhe kjo rezulton në shkurtim të frymëmarrjes.

Kujdes: Ka arsye të ndryshme për shkurtimin e frymëmarrjes nga dështimi i veshkave deri tek astma dhe kanceri i mushkërive ose dështimi i zemrës. Nëse vëreni se jeni vazhdimisht pa frymë, pasi keni bërë shumë pak përpjekje, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.

perkeqesimi sinjale tirananews.al tn truri veshkat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.