Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këto zakone janë të shpifura, por të shëndetshme për trupin tuaj

14:57 / October 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zakone
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shpesh kemi dëgjuar se ju duhen 21 ditë për të fiksuar një zakon. Mirëpo, sipas studimeve të fundit, do t’ju duhen të paktën 66 ditë që një mënyrë e re sjelljeje t’ju bëhet automatike

Sidoqoftë, jo të gjitha zakonet tona të papërshtatshme, janë me të vërtetë aq të tmerrshme sa jemi mësuar t’i konsiderojmë ato.

Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni një listë me zakonet më të shpifura që shumica prej nesh bëjnë, mirëpo rezultojnë pozitive për shëndetin tonë:

Çamçakëzi

Edhe pse çamçakëzi nuk ka ndonjë përfitim ushqyes, është vërtetuar shkencërisht se përtypja ju ndihmon më shumë sesa kafeina. Çamçakëzi mund t’ju ndihmojë të përqendroheni, të mprihni kujtesën, të zvogëloni stresin dhe të balanconi hormonet tuaja duke ngritur nivelin e kortizolit.

Gazrat

Edhe nëse nuk jeni të vetëdijshëm për atë që po ndodh, trupi juaj lëshon gazra rreth 14 herë në ditë dhe rreth 3-5 herë gjatë gjumit. Si rregull, aparati juaj tretës fillon prodhimin e dyoksidit të karbonit dhe metanit rreth 6 orë pasi keni konsumuar ushqim dhe gazrat ndihmojnë trupin tuaj t’i heqë qafe ato. Nëse po përpiqeni t’i mbani gazrat, kjo mund t’ju shkaktojë dhimbje barku dhe fryrje.

Gromësima

Një gromësimë pas një vakti mund të duket diçka e pahijshme, mirëpo kjo gjë ndihmon stomakun të lehtësohet paksa. Nëse e mbani gromësimën, kjo gjë mund të shkaktojë dhimbje në gjoks.

Kafshimi i thonjve

Kur kafshoni thonjtë tuaj, konsumoni disa nga bakteret që janë mbi dhe nën to. Kjo bën që sistemi juaj imunitar të fillojë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që ndihmojnë në luftimin e këtyre baktereve. Për më tepër, disa studime tregojnë se fëmijët që thithin gishtin e këmbës ose i kafshojnë thonjtë, kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga alergjitë.

Gishti në hundë

Sipas disa studimeve, ky zakon i tmerrshëm në të vërtetë mund të ndihmojë në forcimin e sistemit tuaj imunitar pasi sekrecionet që hani përmbajnë mukina të pështymës, që mund të luftojnë bakteret që shkaktojnë zgavrën.

Të urinosh në dush

Mund të jetë e papërshtatshme të flasim për urinim në dush me zë të lartë, por studiuesit kanë zbuluar se pothuajse 75% e njerëzve e kanë bërë të paktën një herë në jetën e tyre. Në të vërtetë, nuk ka asgjë për t’u turpëruar – acidi urik dhe amoniaku në urinën tuaj mund t’ju ndihmojnë të parandaloni infeksionet në gishtërinjtë tuaj. Gjithashtu, nëse vendosni të urinoni teksa bëni dush, mund të kurseni para në faturën e ujit dhe në letrën higjienik

shendetshme tirananews.al zakone
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.