Ilir Meta paralajmëroi se do të jetë aktiv në politikë edhe për 25 vitet e ardhshme, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë që pas dy vitesh të jetë në krye të qeverisë. Ai u shpreh se dëshiron të kalojë edhe njëherë të gjitha shkallët që ka kaluar më parë.
I ftuar në “Kjo Javë”, kreu i Partisë së Lirisë iu drejtua me një mesazh qytetarëve shqiptarë: “Më jepni fuqi, t’ju jap llogari”.
“Unë pas dy vitesh nuk e di ku e shoh veten, por aktualisht e shoh veten sikur e kam nisur nga e para. Patjetër unë do t’i kaloj të gjitha ato shkallët që i kam kaluar një herë pa asnjë diskutim. Më keni këtu edhe 25 vite, shumë aktiv në jetën politike dhe gjithmonë i hapur për llogaridhënie dhe i hapur e transparent. Dhe kam një mesazh për shqiptarët, më jepni fuqi që tju jap llogari. Se nuk mund ti kërkoni llogari një personi që si jepni fuqi. Më ndodh shpesh më thonë jo po Fatosi, jo po Berisha, jo po Rama tani i jep votat atje s’mund të më kërkosh mua llogari.”