Erion Veliaj ka dhënë sot lajmin e rëndësishëm. Bashkia e Tiranës do të vërë në shitje paketën e saj aksionare prej 36% që zotëron për klubin e futbollit. Lajmi është konfirmuar nga kryetari Erjon Veliaj, në një prononcim të dhënë për “ABC News”. Për Veliaj, kjo lëvizje do të ndihmojë në suportimin më të mirë të këtij klubi.
“Na është kërkuar edhe nga aksioneri i shumicës, por edhe nga tifozët që klubi të jetë i lirë, të marrë vendimet e veta. Ne do t’i ofrojmë për shitje ato aksione.
Besoj se me atë kënaqen të gjithë. Nuk ka asnjë alibi për vendimmarrje. Për sa kohë që kanë 100 % të vendimmarrjes së tyre, t’i marrin dhe aksionet e Bashkisë, nuk kam asnjë problem”, u shpreh Veliaj.