Khloe Kardashian u shfaq e buzëqeshur në mesin e paparaceve qe spekullojne se babai i fëmiut të saj, Tristan Thompson, e ka tradhtuar me Jordyn Woods.

Përkundër skandalit i cili ka shpërthyer, 34 vjeçarja u shfaq në zyren e Kanye West në Calabasas. Ndoshta ndodhi kjo për shkak se ajo e ka vëmendjen e gjithë botës dhe të gjithë po e mbrojnë.
Khloe është parë e veshur e tëra në të bardhë, duke u dukur bukur. Nëna e një fëmije ka mbajtur syze, teksa hyri në zyret e Yeezyt, por ka buzëqeshur teksa bisedonte me sigurimin.

Ylli televiziv ende nuk u është përgjigjur thashethemeve që flasin për ndarje nga Tristan Thompson. Burimi Telegrafi