Një debat i ashpër ndodhi mbrëmjen e kaluar mes Efit dhe Kiarës. Efi i tha Kiarës se ajo është mashtruese, pasi i kishte thënë asaj që është sqaruar dhe i ka parë të gjitha. Kjo e fundit u shpreh se është shumë e zhgënjyer nga Efi dhe i kërkoi asaj që inatin që ka me Luizin, të mos ia shfryjë më asaj.
Kiara tha se Efi e hodhi atë poshtë vetëm me një debat që ndodhi mes tyre. Ajo shtoi se Efit nuk i ka bërë asgjë dhe se ajo po luan viktimën. Luizi i cili po i ndiqte nga pak metra distancë, tha se kjo situatë krijohet për shkak të afrimit të finales.
Pas debatit, Kiara e cila u pa në gjendje të rënduar emocionale, ka shpërthyer në Lot ndërsa Luizi i shkoi pranë për ta qetësuar.
Pjesë nga debati:
Efi: Të tolerova njëherë nuk ta fal më Kiara.
Kiara: Më vjen shumë keq që gjithë nervin e Luizit ma nxjerr mua.
Kiara: E di që për mua nuk të rruhet më fare, Luizit vazhdon dhe i flet se ke interes.
Efi: Para se të futeshim më the që ‘kam besim te ty’. Paça këtë ditë Ramazani ma ke thënë.
Kiara: Mos më vër në gojë fjalë që nuk ti kam thënë, për kokë të atij Rajani që e kam gjënë më të shtrenjtë timen. Erdhe dhe doje që të na fusje spica. Më hodhe poshtë me debatin e parë që kemi bërë.
Efi: Ju kam hedhur poshtë të dyve.
Kiara: Unë ty stë kam bërë asnjë gjë. Finalen merre që ta gëzosh, e meriton për lojën që bën
Efi: Paçim Kiara, vazhdoni jeni në rregull që të dy.
