Luiz Ejlli i ka suprizuar të gjithë mbrëmjen e djeshme pasi propozoi për martesë Kiara Titon.
Pasi tha PO, moderatorja zbuloi në “Fun Club” se si ëndërron që të jetë dasma e saj me njeriun e zemrës.
“Gjithmonë kur kam qenë e vogël, kam ëndërruar që të martohem në kishë. E kam imagjinuar veten me një fustan të gjatë, teksa futem në kishë me babin. Pa diskutim që kisha do të jetë njëherë, kështu e imagjinoj. Pastaj pjesa tjetër, ose plazh, ose stadium, sepse kemi ftuar gjithë ata njerëz”, tha ajo.