Presidenti i Kilit, Sebastian Piñera, ka shkarkuar kabinetin qeveritar me qëllim që të formohet qeveria e re dhe të fillojë zbatimi i reformave të kërkuara nga protestuesit.
“I kam informuar të gjithë ministrat e mi për këtë me qëllim që të ristrukturohet kabineti dhe të përballemi me këto kërkesa të reja”, tha ai.
Më shumë se një milion njerëz protestuan në mënyrë paqësore të premten në kryeqytetin e Kilit, Santiago. Ata kërkuar reforma dhe drejtësi sociale.
Presidenti Piñera tha se i ka dëgjuar kërkesat e protestuesve. “Ne ndodhemi në një realitet të ri. Kili është ndryshe nga ai që ishte para një jave”, tha ai.
Lideri i shtetit gjithashtu njoftoi se e ka shfuqizuar orën policore, e cila ishte vendosur në disa qytete të vendit javën e kaluar. Megjithatë, opozita ka bërë thirrje që të shfuqizohet edhe gjendja emergjente.Së paku 17 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që nga fillimi i protestave kundër qeverisë javën e kaluar.