Sherri mes motrave i Kim dhe Kourtney Kardashian duket se nuk ka fund. Arsyeja e sherrit të tyre këtë herë ka qenë bashkëpunimi i Kim me “Dolce & Gabbana”. Kourtney e konsideroi atë një “tradhti”, pasi është shtëpia që i bëri fustanin e nusërisë në dasmën me Travis Barker në Itali.
Në puntatën e fundit të reality show-t “Kardashians”, Kim komenton me nënën e saj qëndrimin e motrës së madhe.
“Ajo më tha që po përpiqem ta kopjoj, ndërsa është ajo gjithmonë përpiqet të gjejë diçka për të më fajësuar mua. Ajo më urren mua”, dëgjohet t’i thotë Kim Kardashian, Kris Jenner.
Në bisedë u bashkua edhe Khloe, e cila u befasua nga sjellja e Kourtney, duke thënë se ajo “nuk mund ta kuptojë se nga vjen gjithë ky zemërim”.
“Nuk mund të jesh xheloze për familjen tënde”, thotë Kim.