Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kim Jong-Un: Covidi ka mbërritur në Korenë e Veriut me balona e fletushka nga Seuli

20:57 / July 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kim Jong Un
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ai e kishte mohuar ekzistencën e Covid deri në prill, ndërsa tani në Korenë e Veriut janë rreth 5 milionë njerëz të infektuar. Për presidentin Kim Jong-Un faji për covidin është hedhja me balona.

Kjo është teoria e mbështetur nga agjencia qeveritare KCNA, sipas së cilës virusi ka mbërritur në vend për shkak të fletushkave të kundër propagandës së kryer nga balonat e lëshuara nga aktivistët e Koresë së Jugut.

Agjencia citon një hetim që filloi pas infektimit të një ushtari 18-vjeçar dhe një fëmije 5-vjeçar, të cilët do të ishin “rastet e para të etheve” për shkak të kontaktit me “objekte aliene”, pra balona dhe fletushka.

Zona e “epidemisë së parë malinje” është ajo e Ipho-ri, në provincën e Gangwon. Sipas qeverisë, virusi mbërriti në Phenian në mes të prillit përmes njerëzve nga ajo zonë.

Rezultatet e hetimit, të publikuara dje nga qendra shtetërore për parandalimin e epidemisë dhe emergjencave, ishin tashmë dorëzuar dhe miratuar nga Komiteti Qendror i Partisë së Punëtorëve me miratimin e liderit Kim Jong-Un.

Komiteti gjithashtu urdhëroi lëshimin e udhëzimeve emergjente për mbikëqyrje “Mbi objektet aliene” të mbartura nga era apo fenomene të tjera klimatike nga balonat në zonat përgjatë kufirit.

Fletëpalosjet kanë qenë një burim tensioni midis dy Koreve, me shtetin vetmitar që i bën thirrje qeverisë jugore të marrë masa më të ashpra për të ndaluar “fushatën e shpifjes”, duke kërcënuar me një përgjigje ushtarake.

covid Kim Jong Un kore e Jugut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.