Nuk është hera e parë që Kim Kardashian del ‘bllof’ me përdorimin e photoshop-it në fotot e saj. Së fundmi ylli i ‘KUWTK’ është akuzuar se ka modifikuar trupin e saj në një nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale.
Një përdoruese e ‘TikTok’, vuri re se ylli i “Kardashians” dukej se ka modifikuar pjesën e shpatullës dhe qafës në një foto që promovonte bashkëpunimin e saj të ri me ’Beats by Dre’.
“Kim K është e njohur për photoshop,” u shpreh fillimisht Caroline, në video. “Pse? Nuk e di, ndoshta kjo e bën qafën e saj të duket më e vogël?
Për të zbuluar punën e dukshme të photoshop-it, Caroline vuri në dukje shpatullën e saj më të harkuar, si dhe shtrembërimin në ujin e pishinës që shfaqet pas saj. Caroline ndau gjithashtu dhe një imazh nga një video nga prapaskenat që u shpërnda për ta krahasuar me foton që 41 vjeçarja postoi në Instagram.
Natyrisht, ky është një ndër dështimet e photoshop-it të themelueses së Skims, e cila është bërë e njohur për fotot e saj të edituara po aq sa edhe për karrierën e saj të shumëanshme. Ndoshta dështimi më i famshëm ishte kur ajo dhe Khloe modifikuan në foto vajzën e kësaj të fundit True.