Kim Kardashian kishte shumë dëshirë që të merrte pjesë në festën e mbretëreshës Elizabeta II për Jubileun Platinum. Sipas një burimi, Kim së bashku me aktorin Pete Davidson, udhëtoi për në Londër, duke e marrë të mirëqenë se do të merrnin ftesa nga pallati mbretëror. Ajo ishte aq e vendosur për të marrë pjesë në festën e Platinumit.
Burime pranë saj kanë thënë për mediat se Kim po provon të blejë bileta të dorës së dytë. Pra nuk i intereson nëse ato nuk do të jenë të zonës VIP.
“Kim rrallëherë refuzohet për të shkuar në ndonjë event, ndaj kjo ishte mjaft e çuditshme, sidomos kur ajo nuk e viziton shpesh Mbretërinë e Bashkuar. Kim dhe Pete e duan familjen mbretërore dhe me të vërtetë donin të ishin pjesë e kësaj feste të veçantë”, tha burimi i Daily Mail.
Ditën e djeshme në Britani kanë nisur festimet katërditore për Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth, pra për 70 vjetorin e saj në fron. Qeveria britanike ka premtuar festime që “ndodhin një herë në çdo brez” dhe një nga ngjarjet më mbresëlënëse është Platinum.