Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kim Mehmeti: Fati i pafat i shqiptarëve ”turko-arabë” të Maqedonisë së Veriut

19:17 / November 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kim mehmeti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

Presidentja e Maqedonisë së Veriut përndryshe një gjyshe që shpesh të duket si e humbur në hapësirë e kohë paska ndarë bursa shtetërore duke mos përfshi asnjë student shqiptarë. Në të vërtetë burrështetasit e Maqedonisë tregohen gjithnjë e më mospërfillës ndaj shqiptarëve të këtushëm.

Si mos jenë përbuzës ndaj shqiptarëve të këtij vendi kur Kryeministri në detyrë i Kosovës ata i la në duart e VLEN’it të pavlerë dhe kur shumë mendjendritur nga Prishtina, nga dhjetëra herë në ditë, na e rikujtojnë se ne as që jemi shqiptarë, por një turmë islamistësh ‘turko-arab’?

Disa nga këta zotërinj që neve na kanë shlyer nga harta demografike shqiptare, qenkan prekur nga një deklaratë e imja të cilën do e përsërisë në formën e saj më të shkurt e më të qartë: nëpër mediat dhe nëpër qarqet kosovare nuk flitet as dialekti gegë as ai toskë, por një shqipe e deformuar që shërben si mbulesë për injorancën e mosnjohjes së gjuhës letrare!

Ndërkohë do vdisja e nuk do e dija atë që ma shpjegoi një gazetarë i famshëm nga Kosova, i cili duke e shpalosur injorancën time thotë se ‘kosovarët janë rebelë, nuk pranojnë të nënshtrohen dhe e kanë leju gjuhën të zhvillohet natyrshëm’? Dhe injorant siç jam kam nis ta lus Zotin që rebelizmi i vëllezërve tanë kosovarë të mos shkojë përtej deformimit gjuhësor dhe të lejojë që edhe historia, edhe tradita, edhe kultura, edhe letërsia shqiptare të zhvillohen ‘natyrshëm’ – ashtu siç do e përcaktojë rruga!

Kim Mehmeti maqedonia e veriut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.