Kina ka përsëritur kundërshtimin e saj ndaj zhvendosjes së detyruar të palestinezëve kur u pyet për planin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur banorët e Gazës diku tjetër.
“Gaza i përket palestinezëve dhe është një pjesë integrale e territorit palestinez,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun në një konferencë për shtyp.
“Ne kundërshtojmë zhvendosjen e detyruar të popullit të Gazës.”, shtoi ai.