Rilindja urbane nuk është ndalur për asnjë moment përgjatë këtyre viteve dhe ndërhyrjet rikualifikuese vijojnë përmes projekteve të reja, jo vetëm në rrugë, por edhe në muze dhe objekte monumente kulture.
I tillë është projekti për rivitalizimin e Qendrës së Artit “Vaçe Zela”, në bashkinë Lushnjë, e pozicionuar në lagjen “Kongresi i Lushnjës”, në qendër të qytetit.
Kryeministri Edi Rama e vijoi në këtë qendër vizitën e tij në Lushnje, së bashku me Zv/kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila informoi se janë bërë disa inspektime për të ndjekur ecurinë e punimeve.
Po ashtu vlerësoi punën e bërë për realizimin e projektit dhe këshilloi lidhur me disa elemente artistike plotësuese. Aktualisht janë duke përfunduar gjithë punimet e infrastrukturës, sistemeve, rrjeteve, ujësjellës-kanalizimeve.








