Një 38-vjeçar, i cili kishte dalë për gjueti së bashku me kuhsëririn e tij ka përfunduar në prangat e Policisë së Përmetit, pasi aksidentalisht ka qëlluar me armë këtë të fundit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Urgjencën e spitalit të Përmetit, kishte shkuar i plagosur shtetasi G. B., 37 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e rrethanave të rastit.
