Një 56 vjeçar u arrestua ditën e sotme pasi fshehu 4 pako me heroinë në arën e tij në Korfuz.
Gjatë kërkimeve nga policia greke, ata gjetën dhe disa doza heroine dhe marijuana. Në cilësinë e provës material, autoritetet konfiskuan dy telefona celularë dhe një shumë prej 110 eurosh.
Gjithashtu dy makina iu bllokuan 56 vjeçarit pasi dyshohej se përdoreshin për transportimin e lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Korfuzit për veprën penale “trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”.