Shpërndarje e pamjeve të therjes së Arbër Bakos në burgun famëkeq të Koridalos në Greqi kanë kthyer vëmendjen e autoriteteve greke tek bandat që bëjnë ligjin në burgje.
Gjatë përgjimeve të bëra, kanë dalë në dritë gjithashtu edhe detaje të reja në lidhje me vrasjen e avokatit Michalis Zafiropulos në tetor të 2017-ës.
Sipas tyre, porositësi i kësaj vrasjeje është shqiptare Klodian Lekocaj.
Nga përgjimet, autoritetet kanë zbuluar se shqiptari kishte të dashur avokaten e tij 45 vjeçare, me të cilën thurte planet.
Në njërën prej përgjimeve telefonike, dëgjohet se të dy flasin për për vrasjen e dëshmitarëve, si dhe arratisjen nga burgu.
Hetimet kanë zbuluar se shqiptari mblidhte informacione dhe më pas organizonte bandën dhe avokaten e tij.
Avokatja ndërkohë kryente të gjitha punët për bosin shqiptar.
Pjesë nga biseda ndërmjet tyre
Avokatja: Mirëmëngjes vogëlushi im.
Lekocaj: Mirëmëngjes.
Avokatja: Nga zëri më dukesh shumë mirë.
Lekocaj: Shyqyr.
Avokatja: Të dua shumë dhe nuk dua të të humbas.
Lekocaj: Të të pyes diçka?
Avokatja: Po.
Lekocaj: Tek ajo dhoma ku shkojmë dhe rrimë… Nga prapa çfarë ka?
Avokatja: Dashuria ime, më në fund. Më në fund fillove të arsyetosh, falë Zotit. Prapa kurrizit tuaj është muri, për të dalë nga gjykata e kam fjalën. Kurse në krah jo, në krah janë disa dhoma dhe pastaj është dalja, drejt dhe pastaj majtas.
Lekocaj: Tek ajo dhoma e vogël…
Avokatja: Ngjitur, më afër janë edhe disa dhoma të vogla.
Gjithashtu hetuesit kanë prova të forta se shqiptarët në bashkëpunim me grekët kanë vrarë Zafiropulos dhe më pas banda ka organizuar arratisjen e Leonard dhe Elvis Pepës nga burgu.
Ndërkohë sipas mediave greke, Klodian Lekocaj konsiderohet si “Cosa Nostra” i burgjeve. Ai ka pasur një ndikim mjaft të madh në mafian greke, me bandën e tij kriminale në Athinë, Selanik dhe Kretë.
Edhe pse tashmë ndodhet brenda hekurave, ai arrin ta organizojë bandën nga qelia. Lekocaj është i akuzuar gjithashtu për vrasjen e dy shqiptarëve në burgjet greke, Albert Bakos dhe Bardhyl Tushës.
Mediat greke kanë shkruar gjithashtu se Lekocaj ishte mik me Bakon dhe akuzoheshin se në vitin 2014 kanë plagosur një avokat jashtë shtëpisë. Për këtë arsye, mbetet mister pse Lekocaj ka urdhëruar vrasjen e Bakos.