Kënga më e bukur e dekadës është shpallur nga Q Awards dhe fituesja nuk pritej të ishte Lana Del Ray për këngën “Video Games”.
Kënga është hedhur në treg në vitin 2011 dhe në atë kohë mori komente negative, pasi ishte shumë e gjatë.
Komenstuesit shpreheshin se “Video Games” përbënte problem për t’u transmetuar në radio dhe bëhej e mërzitshme për dëgjuesin.
Megjithatë tani kënga është një hit botëror dhe deri tani është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme.