Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot akuzave të ish-kreut të PD, Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA.
Ai tha në emisionin “Zonë e Lirë”, se vendimi është marrë nga DASH dhe ata nuk mund të korruptohen nga multimilionerë, duke përmendur këtu Geroge Soros.
Më tej ai shtoi që, nëse qeveria e SHBA do të ishte e korruptuar, atëherë do të pushtohej nga njerëz të pushtetshëm financiarisht, që janë me tepricë në botë.
“Sot Saliu është non grata, sepse Amerika është një vend i korruptuar. Të thuash që Edi Rama me lobistët e tij arriti t’i kapë dorën Sekretarit të Shtetit dhe të firmosë atë që vendosi, do të thotë këtë që them unë. Kjo është një legenosje e një partie që e kam kundërshtare. Të krijohet një dallgë revanshi nga një person i shpallur non grata nga SHBA është kulmi. Sikur të ishte një personazh kryesor i politikës edhe në Francë edhe në Gjermani kjo gjë nuk do të bëhej arsye për të ngritur një dallgë këtu që është goditur sovraniteti. Mua më duket e shëmtuar dhe qesharake. Të thuash që Edi Rama me Sorosin është bashkuar për të shpallur Saliun non grata.
Dua t’u them shqiptarëve se kush mendon që qeveria e SHBA korruptohet nga miliarderët, unë po them që sulltanatet e Lindjet dhe të gjitha vendet e pasura me naftë do e kishin pushtuar SHBA. SHBA-të nuk bëjnë biznese të tilla. Më vjen keq”, tha Rama.