Shfaqja e Adele në festën e ditëlindjes së Drake i bëri përshtypje të gjithëve pasi këngëtarja pothuajse nuk njihej me peshën e saj të re. Kujtojmë që prej pak kohësh është ndarë nga ish bashkëshorti i saj prej disa vitesh.
Po cili është sekreti i këtij fiziku?
Mediat shkruajnë se Adele ka mbajtur një dietë që quhet Dieta e Sirtfood dhe përfshin ushqime gruri të ulëta në kalori, proteina, fruta dhe lëngje jeshile.
Ndjekësit e dietës lejohen të marrin vetëm 1000 kalori në ditët e para të saj, ndërsa në ditët e fundit lejojnë që ndjekësit të marrin deri në 1500 kalori.
Këngëtarja ka punësuar edhe një trajner personal në L.A., për ta ndihmuar me ushtrimet fizike. “Ajo bën 60-minuta ushtrime që përfshijnë kardio, trajnime dhe Pilates. Ajo gjeti një rutinë që po funksionon për të dhe po e shijon atë më shumë”, thotë burimi.
Lexo edhe- Adele ti je? Ndryshim drastik për këngëtaren