Nuk ka ndodhur të marrim informacione mbi jetën private të këngëtarit Klajdi Haruni, i cili është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.
Mbrëmjen e djeshme Klajdi ndodhej në një club në Prishtinë ku është parë në shoqërinë e miqve dhe një vajze të panjohur për publikun. Në fotot e publikuara nga “Blitz.al”, Klajdi shfaqet shumë i afërt me brunen bukuroshe dhe kanë nisur thashethemet se ajo është partnerja e këngëtarit.
Megjithatë na mbetet të presim një konfirmim nga Klajdi i cili ende nuk ka reaguar pas publikimit të këtyre fotove.