I ftuar në KafeIn, me moderatorin Flavio Qarri, këngëtari simpatik Klajdi Musabelliu ka rrëfyer planet e tij jo vetëm si aktor dublant por dhe si bashkëdrejtues i saj. Me studion Dodona kam 7 vjet bashkëpunim si aktor dublant në paroditë, filmat e animuar që prodhon, por sot më është ofruar një pozicion tjetër si bashkëdrejtues i studios.
Gjatë bisedës në studio, Klajdi tha se në Itali i është dashur të kryejë punë të ndryshme, por nga muzika nuk hoqi dorë. “Pianobari ka qenë për disa muaj puna ime e përditshme në mbrëmje. Atje kam kënduar pjesë të ndryshme muzikore dhe sërish jam I dyzuar për t’u rikthyer apo jo në Itali”, tha Klajdi. Në planet e mia një vend zë rikthimi i parodive të së shkuarës, për ti sjellë tek brezi i ri që ende s’i njeh këto vepra artistike.