Në Seria A vazhdojnë kontestimet sa i përket gabimeve të arbitrave dhe pas hyrjes së VAR-it. Gjithmonë ka polemika për vendimet e tyre që gjithmonë lënë vend për diskutim. Media italiane “Sport.virgilio” ka bërë një renditje sesi do të ishte elita e futbollit italian pa gabimet e arbitrave dhe VAR.
Atje shihet sesi është favorizuar skuadra e Juventusit, dukshëm madje. Kjo pasi bardhezinjtë janë 6 pikë më tepër nga çfarë duhej të kishin realisht në Seria A, deri në javën e 19. Interi duhej të ishte në vendin e parë dhe i shkëputur 5 pikë përpara, megjithëse renditja aktuale e nxjerr në vendin e dytë.
Klasifikimi në Seria A, pa gabimet e arbitrave–Inter 47; Juventus 39; Lazio, Roma 35; Atalanta 34; Napoli 32; Bologna, Torino 26; Cagliari, Parma 25; Verona 23; Milan, Fiorentina, Sassuolo 20; Lecce 19; Udinese 18; Sampdoria 16; Brescia 12; Spal 10; Genoa 9.
Klasifikimi real Inter 45 (-2), Juventus 45 (+6); Lazio 39 (+4); Roma 35; Atalanta 34; Cagliari 29 (+4); Parma 25; Napoli 24 (-8), Torino 24 (-2); Bologna 23 (-3); Verona 22 (-1), Milan 22 (+2); Udinese 21 (+3); Sassuolo 19 (-1); Fiorentina 18 (-2); Sampdoria 16; Lecce 15 (-4); Brescia 14 (+2), Genoa 14 (+5); Spal 12 (+2).