Ata u përfolën pafund menjëerë pasi doli publike në media lajmi se i kishin dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare.
Balerina Klaudia Pepa dhe koreografi Albi Nako janë përfolur shumë pasi vendosën t’i japin fund martesës së tyre. Mes të tjerave ish çifti ka pohuar se kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe se gëzojnë respekt.
Në postimin më të fundit të Klaudias e cila shfaqet në një video duke kërcyer, ndër të parët që e kanë duartrokitur për realizimin e saj ka qënë pikërisht Albi.
Ajo që bie në sy është edhe pëlqimi që i ka dhënë videos balerina Alba Hoxha që kohët e fundit është përfolur si partnerja e koreografit.