Pak kohë më parë, “Iconstyle.al” bëri me dije se Klea Huta është në pritje të ëmbël.
Lajmi u përhap me shpejtësi, por Klea vendosi të mos japë asnjë detaj.
Porz pak minuta më parë ajo ka konfirmuar lajmin me foton më të bukur.
E shtrirë në shtrat dhe e veshur me të bardha fokusin kryesor e ka marrë barku i rrumbullakosur.
“Mos vono të vish o shpirti im”, shkruan moderatorja në përshkrimin e fotos.
Më poshtë ajo zbulon edhe gjininë e vogëlushit.
Klea ka treguar se po pret një djalë pasi në foto shkruan: “Ne të dy”.