Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, prej vitesh është larguar nga Shqipëria dhe ka korrur sukses të madh si balerin në Itali.
Ai është kthyer në një ndër emrat më të njohur e të vlerësuar për talentin e tij dhe ditën e sotme, ka dhënë lajmin e bukur për ndjekësit në Instagram.
Në profilin e tij, balerini ka rrëfyer se është emëruar për kandidat në administratën e Fondacionit Nacional të kërcimit të Romës.
I lumtur dhe plot krenari, Kledi ka rrëfyer se do të përpiqet të bëjë më të mirën në angazhimin e tij të ri.
“Do të përpiqem të bëj një punë të mirë dhe t’i dedikoj këtij impenjimi të ri të gjithë pasionin dhe impenjiminin, që si gjithmonë i kam dhënë në punën time.”- shkruan balerini krahas postimit ku ka marrë urime të shumta nga ndjekësit.
Epo, na mbetet vetëm t’i urojmë suksese Kledit, i cili me talentin dhe punën e tij po na bën të gjithëve krenarë!