Nga Unaza e Re, Klevis Balliu i ka adresuar një mesazh të gjithë shqiptarëve. Ai thotë se dorëzoi mandatin e deputetit për popullin dhe se i fton qytetarët që të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama ditën e enjte para parlamentit.
“Ky është shteti privat i Ramës, ua ka dhënë me koncesion oligarkëve. Jetojmë në një kohë të vështirë. Ky zotëria do që të destabilizojë Shqipërinë. Pas Pashalimanit, edhe në magazinat e ministrisë së Brendshme janë vjedhur armë, nuk ka asnjë deklaratë, pasi janë këta që duan të armatosin kriminelët. Edi Rama do të marrësh atë që meriton, qoftë kjo edhe ditën e enjte para parlamentit. Ditën e enjte të bashkohemi kundër Ramës për të rrëzuar Edi Ramën. Të enjten ti tregojmë këtij njeriu se të iku koha dhe ti çjerrim maskën” tha Balliu.