Këshilli i Lartë i Gjyqësorit hodhi një tjetër hap për plotësimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në mbledhjen e sotme nisën procedurat për plotësimin me anëtarë të përkohshëm. Vendimi i KLGJ-së është që si fillim kjo strukturë do të plotësohet me gjyqtarë të përkohshëm. Gjithashtu u vendos që të kryhet vetting për magjistratët e rinj të cilët janë diplomuar në vitin 2018.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot më datë 27.12.2018 mbledhjen e radhës në të cilën u shqyrtuan disa nga prioritetet në lidhje me funksionimin e Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe emërimin e kandidatëve për magjistratë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës.
Më përputhje me komptencat e përcaktura nga ligji, Këshilli vendosi nisjen e procedurës për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve pranë Gjykatave së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke i hapur rruge krijimit të këtyre gjykatave.
Gjithashtu nisi procesin e komunikimit me institucionet shtetërore kompetente për verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve për magjistratë të diplomuar në vitin 2018. Këshilli miratoi deklarimin e mbarimit të statusit të gjyqtarit Metush Saraçi, për shkak dorëheqjeje”, ishte njoftimi i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit