Vitet e fundit të gjitha bankat në Shqipëri po aplikojnë në unison një strategji; vendosjen e komisioneve për çdo veprim me cash-in. Dmth në Shqipëri ke komision kur depoziton para në bankë, komision kur tërheq rrogën nga banka, komision kur hyn tek dera e bankës. Është një çmenduri.
Unë dyshoj se ky është kartel i mirëfilltë me bekimin e Bankës së Shqipërisë, por përderisa nuk kam prova nuk e them dot. Nejse.
Me tre prej bankave më të medha jam përplasur vetë, kur pas shkrimeve janë detyruar të tërhiqen nga komisionet, por vetëm përkohësisht për t’i vendosur prapë pas 6 muajsh apo një viti.
Atëherë mbaj mend kur angazhonin rrogëtarët dhe ekspertët e tyre që të bindnin njerëzit se unë e kisha gabim dhe se komisionet ishin gjë e mirë, pasi kështu do të nxitej bankingu online. Shfrytëzuan dhe pandeminë për ta ngjitur mirë këtë punë.
Tani se ça sistemesh online kanë këta po e shohin mirë njerëzit. Por sot dua të merrem me një palaçollëk tjetër të madh. Blerjet me kartë.
Shqipëria është vendi i vetëm në botë ku për blerjet me kartë bankat mbajnë komision deri në 2 për qind nga klienti. Nuk ja mbajnë shitësit, por klientit të kartës.
Pra sa herë që t’i blë me kartë paguan 2 për qind taksë bankarë mbi çmimin e mallit. Ndyrësirllëk i madh, që ndodh vetëm në Shqipëri.
Shikoni tani. Komision për mirëmbajtje llogarie. Komision për transferta. Komision po depozitove para. Komision po tërhoqe paratë cash se demek bankat duan të nxisin online-n ngaqë kanë bërë investime. Por komision edhe po bleve me kartë pa para cash.
Tani ça duhet të bëjë njeriu i shkretë se këta janë bërë taksidarë më të rrezikshëm se taksidarët e qeverisë. Ndërkohe Banka e Shqipërisë rri e vështron.