Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se një fëmijë 8-vjeçar ka parë atentatorët e Ardian Çapjas, dhe i ka përshkruar ato si persona të veshur me rroba të zeza, me kapuç dhe me pistoletë.
E ftuar në studion e ‘Real story”, Lala tha se i vogli pritet të merret sërish në pyetje.
“Personat e kanë ruajtur Çapjan. Është qëlluar në shpatullën e majtë më pas e ka marrë nipi i tij. Rrugica që të shpinte te banesat e tyre kontrollohej me derë me pult, rrugica tjetër me derë të blinduar. I gjithë servisi ishte i populluar nga njerëz të Çapjas. Autorët nuk kanë ndjekur trajektoren tradicionale të rrugës. Në momentin që kanë dalë nga rrugica i ka parë një djalë i vogël te varrezat. Kanë qenë të veshur me rroba të zeza me kapuç dhe pistoletë. Se sa e besueshme mund të jetë, djali i vogël pritet të merret sërish në pyetje. Dëshmitari 8-vjecar thotë se nuk kanë ikur në rrugën tradicionale por në anën e kundërt. Vetëm një banesë e vetme në “Fushë Mbret ka pas kamera, është fiksuar një makinë e zezë, ajo i ka marrë autorët,”- tha Lala.