Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Klodiana Lala zbardh detaje nga vrasja e Gentian Bejtjës në Fushë Krujë: “Dikush e ka tradhtuar”

18:09 / March 16, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gentian bejtja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga vrasja e Gentian Bejtjës në Fushë Krujë, duke bërë të ditur se pak orë para se të ndodhte ngjarja, e gjithë zona rreth banesës së tij ka qenë pa drita.

Sipas gazetares, dyshohet se janë fikur dritat nga autorët që kamerat e sigurisë të mos regjistronin lëvizjet e tyre para, gjatë dhe pas krimit.

“Sipas dëshmitarëve okularë, dyshohet se dy kanë qëlluar, ndërsa dy nuk kanë vepruar. Njëri ka qëndruar në makinë për t’u përgjigjur nëse do të kishte kundërsulm.

Në një pjesë të mirë të kohës para se të ekzekutohej, nuk ka patur drita në të gjithë zonën. Hyrje daljet, lëvizjet e autorëve, nuk janë regjistruar. Mbase kanë bashkëpunuar për të fikur dritat.

Që nga moment i atentatit të 4 korrikut 2023 deri më tani ka qenë në kërkim nga policia për të dhënë deklarime, dhe ai nuk qëndronte në shtëpi. Ai fshihej në një bazë të një grupi kriminal shumë të njohur në Lezhë. Në Nikël ishte shumë i kujdesshëm dhe fakti që autorët kanë shkuar pikërisht kur ai arriti në pragun e derës, tregon se dikush e ka tradhtuar atë.

Mendoj se ai ishte një person që u vra për t’i mbyllur gojën sepse ishte person që ndërthurte shumë ngjarje kriminale”, tha Lala.

VRASJA E KUNATIT

Pak pas mesnatës së të hënës (4 korrik 2023) në fshatin Larushk të Krujës, Gentjan Bejtjas i vranë kunatin e tij dhe i plagosën dy djemtë e mitur.

Persona të paidentifikuar qëlluan me armë në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, i përfshirë në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013. Nga të shtënat me armë viktimë mbeti 29-vjeçari Ramazan Sino.

Rreth 25 minuta pas krimit u gjet i djegur një automjet në lapidar të Tapizës. Ndërkohë shënjestër e atentatit ishte Gentjan Gejtja.

3 ATENTATET DHE PËRFSHIRJA NË VRASJEN E DRITAN LAMAJT

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare.

Gentjan Bejtja u qëllua me armë zjarri së bashku me shtetasin Klodian Stafuka mbrëmjen e 9 Janarit 2022. Ata janë qëlluar teksa lëviznin me makinë pranë shkollës së fshatit Larushk në zonën e Fushë Krujës, ndërsa Bejtja mbeti i plagosur në krah.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij është organizuar një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, me targë “AA 020 BH”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

Ai arriti t’i shpëtonte atentatit për shkak të sasisë së vogël të eksplozivit të vendosur, çka më pas, hetuesit e cilësuan si një paralajmërim.

Gjithashtu, Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Enver Stafuka rezulton i zhdukur prej 9 vitesh. Ai u rrëmbye jashtë ambienteve të një lokali dhe s’dihet asgjë për fatin e tij.

RRËMBIMI DHE ZHDUKJA E ENVER STAFUKËS

Ai u zhduk mbrëmjen e 8 shkurtit në vitin 2015 nga disa persona të veshur si policë. Enver Stafuka ndodhej në lokal me Gentjan Bejtjën, Ramazan Rrajën, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja dhe Durim Bamin.

Ata mbërritën rreth orës 19:23 dhe 21 minuta më pas, i pari që del nga lokali është Ramazan Rraja, i cili largohet me makinë. Vetëm një minutë pas tij, nga lokali po me nxitim, del Enver Stafuka. Këto janë momentet e fundit përpara rrëmbimit.

Persona të veshur si policë, të cilët po e prisnin, kanë dalë nga automjeti i tyre dhe i kanë thirrur në emër. Fillimisht ata e kanë shtyrë dhe më pas e kanë lidhur. Ndërsa një makinë afrohet dhe katër personat e fusin Enver Stafukën në brendësi të automjetit. Kur kanë kaluar 9 vite nga zhdukja e tij, ende nuk dihet asgjë për fatin e babait të 4 fëmijëve.

klodiana lala Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.