Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e atentatit të biznesmenit Ardian Nikulaj. Ajo shprehet se ishte një shënjestër tmerrësisht e vështirë për t’u arritur, pasi së fundmi ai kishte marrë dhe roje fizike të armatosur si edhe lëvizte me makinë të blinduar.
Ajo shtoi se rojet e Nikulajt nuk ndodheshin pranë tij në ditën që u vra pasi kanë qenë të angazhuar me fushatën politike në qytet në kaudër të zgjedhjeve të 14 majit.
Ai kishte marrë disa herë informacione që po paguheshin para për vrasjen e tij. E vetmja mundësi që ai të kapej ishte me shtetas të huaj pasi i konsideronte turistë. Ai kishte marrë dhe roje fizike të armatosur dhe mbante automjet të blinduar. I vetmi vend ku qëndronte i paarmatosur ishte ai vend. Prandaj i kanë marrë të huaj. Të huajt nuk kanë gojë të flasin, nuk flasin më pas, etj.