Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Klos/ Ngjallen shpresat për gjetjen e Jurgen Karajt (Foto)

19:31 / February 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologu i tij në qeverinë e Kosovës ishin sot pranë forcave që vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Jurgen Karajt, i cili u mbyt në lumin e Matit. Vengu falenderoi ministrin e Kosovës për ndihmën e dhënë dhe shtoi se gjetja e një dokumenti që Karaj kishte me vete shton shpresat për gjetjen e trupit të tij.

Prej 27 ditësh vijon operacioni i kërkimit për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se u rrëmbye nga rrjedha e lumit Mat më 10 janar, pas një aksidenti rrugor. Karaj po udhëtonte drejt banesës së tij së bashku me 24-vjeçarin Andi Losha, i cili arriti të shpëtonte dhe të dilte i gjallë nga mjeti.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, si edhe Njësia Speciale e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Për të ndjekur nga afër zhvillimin e operacionit, këtë të enjte në zonë ishin të pranishëm Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vëngu, dhe Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci.

Pas një takimi me familjarët e Jurgen Karajt, ministri Vëngu deklaroi se operacioni do të vijojë, i mbështetur edhe në një indicie të re të ditëve të fundit, konkretisht gjetja e një karte identiteti që 30-vjeçari e mbante me vete.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, theksoi se ekipi special i FSK-së do të qëndrojë në krah të Forcave të Armatosura të Shqipërisë deri në përfundim të këtij operacioni.

Kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt po zhvillohen përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Mat, si dhe në liqenin e Ulzës.

Postimi i Vengut:

Pranë familjarëve, në ditën e 27-të të operacionit të kërkim-shpëtimit për Jurgen Karaj, në zonat e Burrelit dhe Klosit.

Efektivë nga Shqipëria dhe Kosova janë shpërndarë në terren, duke mbuluar të gjithë basenin e lumit Mat, në një angazhim të pandërprerë dhe të koordinuar.

Forcat e Armatosura po kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi të plotë, pa më shumë e pa më pak se ç’kërkon misioni, ndërsa vlerësojmë dhe falënderojmë posaçërisht ndihmën dhe kontributin e efektivëve të FSK-së, në një frymë solidariteti dhe bashkëpunimi vëllazëror.

3
2

gjetjen karaj KLOS shpresat Vengu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.