Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Klosi për kandidatët për deputetë: Të rinj që sjellin risi në jetën e PS

22:59 / March 12, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi klosi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka dhënë më shumë detaje lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit.

Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Klosi është shprehur se nuk ka një habi lidhur me emrat në listën e PS për zgjedhjet e 11 Majit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste shprehet se në të gjithë qarqet e vendit shumica e kandidatëve janë të rinj që sipas tij do të sjellin risi në jetën e PS.

Sa i përket kriterit të përzgjedhjes, Klosi shprehet se zgjedhja e tyre është bërë padyshim në bazë të karakteristikave të gjithsecilit kandidat, përfaqësimit të zonave të caktuara dhe shumë kritereve të tjera.

Blendi Fevziu: Cila ka qenë filozofia?

Blendi Klosi: Është e shprehur qartë tashmë që ata deputet që kanë një mandat përveç drejtuesve politik janë në garë dhe në terren për të mbledhur sa më shumë vota. Në përgjithësi, të gjithë ata që janë në listat e mbyllura janë në pozicione specifike. Dhe kështu ka nga një gjykim për të gjithë ata deputetë që janë futur në listën e mbyllur, kurse pastaj e gjithë pjesa tjetër e partisë është në listën e hapur. Mendoj që kjo nuk është një praktikë e re. Gara në terren është shumë e rëndësishme për PS siç është e rëndësishme edhe lista e mbyllur.

Blendi Fevziu: Cili ka qenë kriteri i përzgjedhjes së kandidaturave të reja?

Blendi Klosi: Edhe unë në qarkun e Dibrës nga 7 kolegë që janë në garë, vetëm unë jam deputet aktual, 6 të tjerët janë të gjithë të rinj dhe ky ka qenë i gjithë profili në të gjithë qarqet e vendit ku shumica e kandidatëve janë kandidatë të rinj që sjellin risi në jetën e PS.

Blendi Fevziu: Listat i ka përgatitur Rama apo drejtuesit e qarqeve?

Blendi Klosi: Listat janë bërë nga strukturat e partisë në terren. Propozimet që kanë ardhur nga baza e partisë, të negociuara padyshim nga drejtuesit politik të qarqeve dhe padyshim janë konsultuar me kryetarin e Partisë dhe kemi një vendim Kryesie sipas përcaktimit të statutit të PS.

Blendi Fevziu: A i keni verifikuar ju pastërtinë e figurave?

Blendi Klosi: Tani kjo është bërë praktikë dhe të gjithë kemi firmosur një deklaratë dekriminalizimi dhe të gjithë mbajnë përgjegjësi për veten e tyre. KQZ i çon të gjitha këto lista për verifikim në organet ligjzbatuese. Kjo periudhë ka kaluar ku vetë ata që kandidojnë e dinë shumë mirë që rastet kanë treguar se kushdo që ka tentuar të fshehë, asgjë s’mund të mbahet më sekrete.

Blendi Fevziu: Janë përzgjedhur në bazë të performancës personale, në bazë të ndikimit që kanë apo në bazë të…

Blendi Klosi: Në bazë të kujt?

Blendi Fevziu: Në bazë të asaj që ashtu votat. Dibra nga vjen ti ka një dosje të tërrë që është komentuar vjedhja e votave në 2016.

Blendi Klosi: Nuk e di për kë e keni fjalën, por pra në Dibër PS ka humbur dhe vjen si një parti humbëse. Ajo është detyra ime dhe premtimi im është që ta kthejmë qarkun pozitivisht dhe të kemi një rezultat surprizë. Përzgjedhja bëhet padyshim në bazë të karakteristikave të gjithsecilit kandidat, përfaqësimit të zonave të caktuara. Mbulimit të gjithë sipërfaqes me kandidatë. Sistemi është i tillë që përveç programit të partisë do të votohet dhe individi.

Blendi Fevziu: A ka pasur hatërmbetje mes tyre që kanë mbetur në listat e hapura?

Blendi Klosi: Sot nuk janë shprehur hatërmbetje dhe siç e thashë listat nuk janë një habi. Nuk diskutohet që ka elementë që kanë ato ndjesitë e tyre të asaj se çfarë mendojnë se mund të japin më shumë. Ajo që kemi deklaruar është se si ata që janë  në listë dhe si ata që kanë qenë pjesë e armatës së PS do të jenë pjesë e qeverisjes pas fitores së 11 Majit.

deputete KANDIDATET klosi risi te rinj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.