Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Klosi: Respektoni punën dhe përkushtimin e Agron Malajt

22:33 / May 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë e mbushur me aktivitete ishte ajo e kandidatit socialist në Qarkun e Dibrës, Agron Malaj.

Nga mëngjesi deri në mbrëmje ai dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi janë takuar me strukturat lokale të PS-së Mat e Klos si dhe me zgjedhës të Burrelit e Gurrës.

Gjatë fjalës së tij kandidati Malaj tha se ka gjetur një mbështetje masive në të gjitha takimet e zhvilluara, në lagjet, fshatrat dhe qytetet e rrethit Matit.

Ai tha se rezultati i synuar 4-1 nuk është eufori elektorale, por një objektiv që mund të realizohet. Malaj shtoi se PD nuk gjen dot as komisionerë për qendrat e votimit, jo më të sigurojë vota në zgjedhjet e 11 majit. Kandidati u bëri thirrje votuesve, të lënë mënjanë bindjet politike dhe ta votojnë të gjithë, për të vijuar me investime të reja.

Numri dy i Partisë Socialiste tha gjatë takimeve me shtabet elektorale të PS Mat e Klos dhe në tubimet e zhvilluara në njësinë Gurrë dhe lagjen “Partizani” Burrel se nëse ruhet rezultati i zgjedhjeve të vitit 2023 në Qarkun e Dibrës, PS fiton katër mandate.

“Deri të dielën kërkohet angazhim maksimal i të gjitha strukturave të PS-së. Ne duhet të punojmë fort për t’i shtuar votat. Zgjedhësit duhen falenderuar për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e kaluara dhe t’u kërkohet t’na votojnë me 11 maj 2025. Në respekt të punës dhe përkushtimit të Agron Malaj duhet të punoni akoma më shumë, që fitorja të thellohet”, theksoi Klosi në Gurrë.

494576161 1451220159377267 2330883280540437681 n
494574974 1409290330262846 468686840304858958 n
494574898 692873743277570 6828833121742517843 n
494569671 1035432615203554 468662045938127489 n
494569403 1047707914011112 6517870914067101697 n
494359426 1025253665828431 1506639769549570958 n
494357717 1234965094649652 2747050270906514671 n
494357182 1370263884197535 5065692708051054 n
494355962 582457927610135 6148953353656864007 n
494355832 1222215089448561 5174178859170900504 n
2

klosi malaj perkushtimin Punen respektoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.