Ministri i Turizmit Blendi Klosi është sulmuar nga protestuesit e Partisë Demokratike, që rrethuan parlamentin rreth orës 16.30 minuta, gjysëm ore përpara se të niste seanca parlamentare, e njoftuar nga qeveria. Por, megjithë tentativat e protestuesve për të krijuar përplasje me deputetin socialist, Klosi vijoi rrugën drejt hyrjes së parlamentit për t’iu bashkuar senacës plenare.
Tubimi i sotëm u organizua jashtë axhendës në përgjigje të vendimit të Konferencës së Kryetarëve, për ta mbajtur sot seancën e anuluar të enjten e shkuar.