Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë analizën sesi është sot drejtësia shqiptare. Kreu i KLP-së, Alfred Balla tha se janë në detyrë 214 prokurorë, dhe janë 107 vakanca.
“Drejtësia shqiptare nuk është në ditën e saj më të mirë. Në detyrë janë 214 prokurorë, duke pasur 107 vakanca. Vetting-u nuk ka përfunduar, janë 81 prokurorë në KPK që presin vendim. Kemi 50 prokurorë të pezulluar. Kemi 26 magjistratë të rinj që do të emërohen në të gjitha Prokuroritë e Republikës”,-tha Balla