Nga Flamur Vezaj-Gazetar
Nje nga arsyet pse nderkombetaret ndermoren iniciativen per ndryshimet ligjore qe tashme njihen si “Reforma ne Drejtesi” ishte edhe mungesa e transparences. Ne ate kohe te gjithe institucionet e drejtesise, u kritikuan per mungese transparence qofte ne zhvillimet e proceseve gjyqesore me dyer te mbyllura, vendimarrjet apo edhe mbledhjet e keshillave te ndryshme te drejtesise qe beheshin ne mungese te plote te transparences me publikun! Keshtu qe me nderhyrjen e nderkombetareve u krijuan grupet e punes dhe pas shume debateve, akuzave e problemeve politike u arrit te votohet “Reforma ne Drejtesi” edhe pse per disa pika une vazhdoje te them se nuk eshte arrit qellimi i duhur! Keshtu pas zvarritjeve nga qeveria te krijimit te institucioneve te “pavarura” Kushtetuese per disa vite, me ne fund u gjete “formula magjike” dhe u krijuan KLP-ja dhe KLGJ-ja! Edhe krijimi i tyre mendoj se eshte bere me nxitim, pasi disa anetare te ketyre keshillave nuk kane kaluar vetingun ne formen e prere dhe mendoj qe ky eshte nje problem, pasi nuk mund te kerkojne si kriter qe kandidatet per SPAK te kalojne formen e prere nga vetingu!! Por pavaresisht ketyre problemeve, anetaret e KLP-se ne mbledhjen e fundit moren nje vendim te turpshem! Po po te turpshem dhe qe hedh posht te gjithe kete gjasme reforme, duke mbyll dyert per publikun dmth median! Kjo mbyllje na qenka justifikuar me faktin se “cenohet privatesia e subjekteve”! Per cilen privatesi behet fjale, ku te gjithe kandidatet qe do perballen ne KLP supozohen se i jane nenshtruar procesit te vetingut dhe gjithcka eshte publike, pasuria etj etj! Mendoj se nuk eshte kjo arsyeja, por jane debatet dhe vendimarrja e tyre per kandidatet e SPAK-ut! Sic duket keta anetare, nuk duan qe te merret vesh se cfare pyetje bejne, debatet mes tyre per kandidatet dhe cili do jete vendim i tyre per kandidatet specifik per ne SPAK! Kjo mendoj se i ka shtyre anetaret e KLP-se (qe per disa vazhdoj te kem respekt) qe te mbyllin dyert per mediat duke shprehur keshtu qe ne fillimet e saj nje mungese te transparences! Por nuk eshte vetem ky problemi i KLP-se! Ata, pak kohe me pare hapen proceduren dhe shtuan disa kritere (vec ato te ligjit) per kandidatet qe duan te konkurojne ne SPAK! Ne mesin e kritereve eshte edhe fakti qe “kandidatet duhen te kene qene pjese e task-forcave dhe Prokurorise per Krime te Renda”!! Kjo perseri bie ndesh me qellimin e reformes ne drejtesi, pasi ky kriter se pari, perjashton nga kandidimi te gjithe ata juristet qe jane dhe kane qene jashte sistemit te prokurorise e qe duan te behen pjese e SPAK-ut. Meqense eshte fol shume se ky sistem i prokurorise eshte i korruptuar! Dhe e dyta, perjashtohen per te qene pjese e SPAK-ut ata prokurore qe nuk kane punuar prane task-forcave apo Prokurorise per Krime te Renda!!!? Dihet tashme, sidomos nga vet prokuroret dhe gazetaret, qe ata qe kane punuar prane task-forcave dhebProkurorise per Krime te Renda (90 % e tyre) kane qene te njohur te shefave (shok e shoqe) ose kishin nje suport politike qe ata kane bere karriere ne keto njesi te vecanta! Pra perseri ata prokuror qe nuk kishin njohje dhe qe nuk jane promovuar ndonjehere ne keto njesi, mbesin jashte kandidimit per ne SPAK! Keshtu qe mendoj se ky kriter, duhet hequr dhe ti hapet rruge secilit qe ploteson kushtet e parashikuara ne ligj dhe me pas te vleresohen nga KLP-ja! Pasi me lind e drejta te mendoj, se anetaret e KLP-se sidomos ata te zgjedhur nga prokuroret duan te promovojne vetem ate me te cilet kane punuar (shok e shoqe) prane njesive te task-forcave apo edhe krimeve te renda! Duke pare dhe gjykuar keto vendimarrje te anetareve te KLP-se mendoj se ky institucion i “pavarur” nuk e ka nisur sic duhet punen e tij, duke u bere pengese qe ne fillim per nje reformim te institucionit te akuzes! Vec kesaj duke pare edhe emrat qe jane ne kete keshille, disa prej tyre te konsumuar prej vitesh me detyrat qe kane mbajtur dhe nuk pres te shkelqejne tani apo te rregullojne kete sistem! Por jo vetem keta anetare te KLP-se por edhe disa nga kandidatet per ne SPAK, per te cilet do te bej nje skanim ne ditet ne vazhdim, lene shume per te deshiruar sidomos per te kaluaren e tyre korruptive apo edhe per aspektin profesional!