Ilir Meta beson se koalicioni i krijuar “Bashkë Fitojmë” do t’i hapë rrugë ndryshimit më 14 maj.
Kreu i Partisë së Lirise ka falënderuar Kryesinë për mbështetjen unanime lidhur me krijimin e koalicionit për zgjedhjet vendore të 14 majit.
“Kënaqësi të gjeja mirëkuptimin dhe mbështetjen unanime të Kryesisë të Partisë të Lirisë për nënshkrimin e Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Fuqia e Bashkimit dhe vota e Ndëshkimit do t’i hapin rrugën Ndryshimit më 14 Maj, nga Durrësi në Korçë dhe nga Tropoja në Sarandë gjithmonë me Tiranën në ballë të Fitores historike ndaj monizmit dhe abuzimit me taksat dhe shërbimet ndaj qytetarëve”, ka shkruar Meta.