Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Koçi: SPAK i detyruar të hetojë Sali Berishën për 21 Janarin, u vetëdeklarua përgjegjës!

19:50 / March 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
petro koci zbulon pse rama ka vendosur gramoz rucin te 10 in ne listen e fierit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS Petro Koçi i ftuar në “Studio live” ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës së Lartë, SPAK është e detyruar të nisë hetimet për ngjarjen e  21 Janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.

“Më në fund do bëhet drejtësi për një nga ngjarjet më të rënda. Vendimi i Gjykatës së Lartë edhe pritej pas atij të Strasburgut. Spak tani pritet të regjistrojë çështjen dhe të fillojë hetimin”.

Duke cituar dhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut ai nënvizoi arsyet se përse duhet të nisë hetimi për Sali Berishën.

“Në rastin e Berishës kemi të bëjmë me personin që është vetëdeklaruar përgjegjës për shumë ngjarje. Që pas 21 janarit ka bërë disa përcaktime si ka ndodhur ngjarja. Ka fshehur serverat, ndaloi prokurorinë. Komandati i gardës atë ditë zgjodhi pushtetin dhe jo shtetin. Të jesh në gardë është nder i madh. Besoj kushdo ka qenë është dhe do jetë pjesë e gardës do e ketë në krenarinë e vetë faktin që do jetë pjesë e gardës”.

Për deputetin nisja e hetimeve nga SPAK për 21 janarin rrit besimin te qytetarët.

“Lajmi në i rëndësishëm ka qenë ky. Nga pikëpamja e rëndësisë strategjike e funksionimit të shtetit. Vendimi i djeshëm është ngjarje shtetërore, drejtësie që më në fund mund të rrisë dhe më tej besimin e qytetarëve te drejtësia.”

SPAK shtoi deputeti i PS, duket të vërë pikat “mbi i” për atë që e quan krim shtetëror, ndërsa nënvizoi se afera Partizani për të cilën Berisha është nën hetim është çështje e vogël krahasuar me vrasjet në bulevard.

“Është zhvillim shtetëror i shëndetshëm dhe i rëndësishëm. Tashmë ështënë dorë të spak  që këtë vendim ta justifikojë dhe të vërë pikat mbi i. Kur hetimet nisën për Partizanin ndaj Sali Berishës kam thënë që kjo është çështje e vogël, 21 janari është krejt tjetër. Vrasjet e 21 janarit janë vrasje në mes të Bulevardit. Kjo është një ngjarje komplet tjetër. Me sa duket po vjen radha për ngjarje më të rënda”.  

21 Janari Berisha petro koci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.