Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

21:19 / July 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Fuha e1635362217710 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drafti i Kodit të ri Penal, është lexuar edhe nga akademiku Artan Fuga. Burg nëse ndikon me komente gjykatën apo nxjerr sekrete hetimore, janë disa nga risitë e propozuara për Kodin e ri Penal. Për të ka rrezik që shoqërisë t’i mbyllet goja, gazetarit t’i mbyllet goja, kritikës, opozitës.

”Në shumë nene më shumë mbrohet shteti se qytetari. Sigurisht duhet mbrojtur shteti, kryeministri, presidenti. Por duhet të përcaktohet nga dallon kritika nga denigrimi? Përndryshe rrezikohet që të gjithë shoqërisë t’i mbyllet goja, gazetarit t’i mbyllet goja, kritikës, opozitës apo një qytetari të thjeshtë t’i mbyllet goja. Nuk pashë asnjë nen të mbrojë të drejtën për t’u informuar. Të quajë vepra penale ato veprime që rrezikojnë e pengojnë gazetarin, censurojnë median”, thotë akademiku Artan Fuga për Top Channel.

Drafti i ndryshimeve të Kodit Penal, aktualisht në fazë konsultimi publik, është kritikuar ashpër nga akademiku Artan Fuga edhe për formulimet e paqarta dhe përdorimin e gjuhës metaforike që sipas tij bie ndesh me precizitetin që ka ligji. ”Teksti është i mbushur me metafora poetike dhe prozaike të cilat nuk janë koncepte ligjore dhe, duke qenë të tilla, ato mund të interpretohen si një fizarmonikë, si një llastik. Kjo do të krijojë probleme pafund. P.sh. thuhet: ndëshkohet përdhosja e kombit. Çdo gjë mund të quhet përdhosje, edhe një kritikë. Ose thuhet: pamjet e një personi që e bëjnë të neveritet nga opinioni. Çfarë do të thotë kjo? Zgjatje e proceseve gjyqësore, subjektivizëm”.

Një tjetër çështje që e sheh me shqetësim është ndëshkimi i individëve që publikojnë të dhëna sensitive, si një cenim i lirisë së informacionit, nën alibinë e pengimit të drejtësisë. ”Ka pafund publikues anonimë. Sot jetojmë në kohën e web-it. Nuk jetojmë në kohën e gazetës Zëri i Popullit. Publikuesi kush është? Pronari i medias? Ai që mban platformën? Është gazetari që mban përgjegjësi? Apo të gjithë këta? Nxjerrja e një sekreti mund të pengojë drejtësinë, por edhe mund ta ndihmojë, sepse merret sikur gazetari është armik i drejtësisë”.

Artan Fuga fjala e lire gazetare Kodi i ri Penal Media Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.