Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kodi Penal, ish-zv/ministrja e Financave: Shteti nuk ndërtohet nga frika

12:18 / May 9, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
irena beqiraj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj ka shprehur mendimin e saj kundër të qeverisë Rama për ndryshime në Kodin Penal. Përmes një postimi në rrjetin social Beqiraj shkruan se ka ardhur koha që qeveria shqiptare të mësojë se lufta nuk fitohet nga frika , ligji nuk zbatohet nga frika, shteti nuk ndërtohet nga frika .

Për Beqirajn, qeveria duhet të kuptojë se kur dënimet me burg përdoren në masë humbasin efektin.

Për të argumentuar qëndrimin e saj,  ish-zv/ministrja e Financave në qeverinë Rama, sjell në vëmendje raportin e qeverisë britanike të 1937 në prag të luftës.

Statusi i plotë

Kur dënimi me burg nuk tremb më !!!

Në vitin 1937, në prag të luftës, Qeveria Britanike hartoi ​​një raport me parashikimin se: një sulm i vazhdueshëm bombardues gjerman do të linte gjashtëqind mijë të vdekur dhe 1.2 milion të plagosur dhe do të krijonte panik në masë në rrugët e vendit.

Njerëzit do të refuzonin të shkonin në punë. Prodhimi industrial do të ndalej. Ushtria do të ishte e padobishme kundër gjermanëve, sepse do të ishte e preokupuar me mbajtjen e rendit në mesin e miliona civilëve të panikuar.

Planifikuesit ngritën disa spitale psikiatrike jashtë kufijve të qytetit për të trajtuar viktimat psikologjike te sulmeve. “Ka shume mundësi,” deklaronte raporti “se kjo mund të na kushtojë luftën.” Në vjeshtën e vitit 1940 filloi sulmi i parashikuar gjatë.

Çuditërisht paniku kurrë nuk erdhi. Spitalet psikiatrike të ndërtuara në periferi të Londrës nuk u përdoren sepse askush nuk u shfaq. Shumë gra dhe fëmijë u evakuan në fshat ndërsa filluan bombardimet. Por njerëzit që kishin nevojë për të qëndruar në qytet në përgjithësi qëndruan.

Ndërsa Blitz vazhdonte autoritetet britanike filluan të vëzhgonin – për habinë e tyre -vunë re jo vetëm guximin përpara bombardimeve, por diçka qe dukej kaq afër indiferencës. “Në tetor të vitit 1940 ” një psikiatër anglez shkruante:

“Çdo qindra metra apo më shumë, kishte një krater bombe ose rrënoja dyqanesh apo shtëpish. Sirena shpërtheu në paralajmërim dhe unë vëzhgoja se çfarë do të ndodhte.

Një murgeshë kapi dorën e një fëmije që po shoqëronte dhe nxitoi. Ajo dhe unë dukej të ishin të vetmit që e kishin dëgjuar paralajmërimin. Djemtë e vegjël vazhduan të luajnë në të gjithë trotuaret, blerësit vazhdonin të grindeshin, një polic drejtone trafikun në mërzitje madhështore duke sfiduar vdekjen dhe ligjet e trafikut. Askush, aq sa unë mund të shihja, shfaqi panik”

Shpjegimi tipik për reagimin e londinezëve ISHTE “stoicizmi” , që thuhet se është i natyrshëm në karakterin anglez. Por një nga gjërat që shpejt u bë e qartë ishte se nuk ishin vetëm britanikët që silleshin në këtë mënyrë.

Zyrtarët e qeverisë britanike gabuan – veç në parashikimin rreth mënyrës se si do të reagonin londinezët . Ato nuk e dinin që frika përballe një mjeti që përdoret në mase është elastike .

Ka ardhur koha që ketë ta mësoj Qeveria Shqiptare .

Dënimi me burg KUR BEHET MJET i përdorur në masë, humbet efektin që të gjithë mendojmë se ka . Frika nga dënimi bëhet elastike dhe dënimi me burg nuk tremb me .

Lufta nuk fitohet nga frika , ligji nuk zbatohet nga frika, shteti nuk ndërtohet nga frika .

Kodi Penal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.