Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kodi penal në thelb bëhet për vrasësit dhe hajdutët…

14:00 / July 27, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1753606241 drejtesiakodi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Përsëri për Kodin e Ri Penal, sepse është vendimi më i rëndësishëm që do merret për 50 apo më shumë vitet e ardhme. Është një ligj i të sotmes gjithashtu.

Në gjendjen që paraqitet ai projekt nuk mund e as duhet miratuar. Shpresoj që ai dokument të jetë vërtetë ashtu siç edhe u tha nga ministri Manja, një dokument pune.

Në fakt duhet punë, shumë punë që ai dokument të bëhet i miratueshëm.

Insistoj në principin e proporcionalitetit për ndërtimin e një Kodi Penal të drejtë dhe jetëgjatë.

Shikoni, drejtësia penale është krijuar për të dënuar vrasësit dhe hajdutët. Kjo është arsyeja e pasjes së drejtësisë penale. Vrasësi dhe hajduti janë dënuar gjithmonë që në shoqërinë parashtetërore. Shteti shpiku ligjin për të ndaluar hakmarrjen primitive të talionit (dmth sy për sy, dorë për dorë).

Ligji penal u krijua për të zëvendësuar hakmarrjen primitive.

Sido të vijë puna, baza e ligjit penal ka qenë, është e do jetë dënimi i vrasësve dhe hajdutëve.

Pra qëllimi madhor i drejtësisë penale është të mbrojë jetën dhe pasurinë.

Veprat e tjera penale janë shtesa që hyjnë e dalin në ligjet penale sipas kohës.

Nga kjo pikpamje, dënimet penale kanë hierarki.

Më i madhi dënim është për varsësit, pastaj për hajdutët. Të tjerët nuk mund të dënohen më ashpër se vrasësit.

Nëse e shohim me këtë sy edhe projektin e ri, njësoj si ky që kemi, kjo hieraki është e përmbysur keq dhe shumë keq.

Madje në projekt-kodin e ri vrasja dhe hajnia duket sikur janë harruar. Duket sikur shkruesit e projektit janë kujtuar në fund “uuu, dale more se harruam vrasjen dhe vjedhjen..” . I kanë degdisur në fund fare nenet që duhet të ishin në krye.

Sipas projektit të ri, më shumë mbrohet shteti dhe politika sesa jeta e njeriut. Gjithashtu më shumë dënohet mjeti sesa pasoja penale. Më shumë dënohesh për moral sesa për dëm.

Madje vijon të jetë i dënueshëm fjala dhe mendimi!!!

Më shumë mbrohet edhe NATO, BE-ja, stemat, flamujt e ambasadat sesa shëndeti e pasuria e shqiptarëve. Për këtë të fundit, pasurinë pra, ka nene pafund që tregojnë se si ta merr shteti ose më i forti për hiçmosgjë. Shqiptarët pavarësisht, gjendjes sociale, vendosen në barrë prove të provojnë pasuritë e tyre!!!

E përsëris shteti dhe politika ndryshojnë, por dënimi i vrasësve dhe hajdutëve do jenë në jetë të jetëve.

Mendoj se duhet përmbysur koncepti që përmban edhe projekti i ri, i cili në këtë këndvështrim jo vetëm s’është i ri por na çon shumë kohë pas. Në kohën kur futeshe në burg pse talleshe me Stalinin, se po ta bëje për Enverin pushkatoheshe si tradhëtar ndaj atdheut. Në kohën kur quhej normalitet të strehohesh në pak m², dy a më shumë kurorë…

Kujdes!

Kujdes!

Kujdes!

hajdutet kodi penal vrasesit Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.