Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kodi Rrugor duhet ashpërsuar dhe zbatuar…

20:01 / August 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jonatyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve rrugore. Kushtet e rrugëve dhe kodet rrugore atje janë të ndryshme nga të Shqipërisë, por disa mësime të vlefshme mund të nxirren prej studimeve që kam kryer.

Nga studimet e mia, më ka rezultuar se sheti me plagosjet/vdekjet më të ulta rrugore (për milion kilometra të përshkruara nga automjetet) në SHBA është Virxhinia. Dhe ky shtet ka Kodin Rrugor më të rreptë në Amerikë. Dikush që kapet në Virxhinia duke drejtuar automjetin nën influencën e alkolit apo drogave ilegale arrestohet automatikisht dhe duhet të shpenzojë rreth 16 mijë dollarë që të arrijë të marrë patentën pas 6 muajsh. Policia në Virxhinia organizon herë pas here postblloqe të rastësishme në pika të “nxehta”, ku testohet për alkol cdo drejtues mjeti. Në Kodin Rrugor të Virxhinias, parakalimet e rrezikshme dhe shpejtësia 137 km/orë konsiderohen ngarje e parpërgjegjshme e automjetit dhe përbëjnë vepër penale. Etj, etj.

Në 15 vjetët e fundit në Shqipëri, numri i plagojeve/vdekjeve rrugore është përgjysmuar, ndërkohë që numri i automjeteve në qarkullim është dyfishur. Sidoqoftë, ende nuk e kemi arritur nivelin mesatar të Bashkimit Europian në këtë drejtim.

Meqë synojmë që më 2030 të futemi në Bashkimin Europian, duhet që të gjejmë një mënyrë për t’ju afruar atij edhe në treguesin e plagosjeve/vdekjeve rrugore. Ndoshta Kodi Rrugor i Virxhinias mund të merret si shembull. Por ç’është më e rëndësishme, duhet të shtojmë efektivët dhe mjetet elektronike për Policinë Rrugore, së cilës do t’i duhet të zbatojë një kod më të rreptë rrugor…

ashpersuar eduard zaloshnja kodi rrugor zbatuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.