Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo, i është përgjigjur sërish Kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë për shtyp, Garo ka thënë se vetmja gjë që duhet të bënte sot kryeministri Rama, është t’u kërkonte falje atyre grave e vajzave që ka dhunuar, bullizuar e ofenduar.
Ndër të tjera ajo ka thënë se është koha që vajzat e gratë shqiptare të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë dhe dinjitetin që u është shkelur.
Reagimi i zëdhënëses së fushatës së PD:
Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t’u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj! Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite. Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to. Dhe ky është Lulzim Basha.